Opozita bllokon projektligjet e Vetëvendosjes: Janë agjendë elektorale, nuk ka urgjencë

Kuvendi i Kosovës është përballur me mospajtime ndërmjet grupeve parlamentare lidhur me procedimin e projektligjeve të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilat opozita po i konsideron si jo urgjente dhe të papërgatitura mjaftueshëm për votim.


Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se kjo parti nuk do t’i mbështesë projektligjet në fjalë, duke i cilësuar ato si pjesë e një agjende elektorale dhe jo si çështje me urgjencë reale.

“Kjo është një tendencë e qeverisë për fushatë zgjedhore, sepse nuk janë tema urgjenca”, tha ai.

Edhe shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka theksuar se projektligjet janë votuar vetëm një javë më parë dhe sipas saj kërkojnë shqyrtim më të thellë, duke shtuar se nuk ekziston urgjenca për procedimin e tyre të menjëhershëm në votim.

“Nuk do të përkrahen nga ne”, tha ajo.

Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka ngritur shqetësime edhe për mbarëvajtjen e seancave plenare, duke kritikuar vonesat në fillimin e tyre dhe shmangien e procedurave të dakorduara.

“A ka mundësi me ba një kërkesë që kur të na thërret në ora 10:00 me fillu seanca në ora 10:00, erdh kush erdh kryetare me qenë këtu. Me fillu me një orë vonesë nuk ka logjikë. Mos të ndodh kjo. Sa i përket çështjes së shmangies së procedurës, pytja që duhet t’ju shtroj është pse mbajmë ne kryesi pse duhet se sa herë vim në sall me hy diçka me ndodh diçka. Kërkoj që kjo mos të kthehet në praktikë kërkesa jem është që të tërhiqen këto dhe të flasim siç jemi dakorduar për pikat”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit