Policia e Kosovës, nga data 8 deri 12 qershor 2026, ka realizuar Plani Operativ ‘Ditët e Veprimit të Përbashkët JAD Global Chain 2026 – Qershor 2026’. Aktivitete e këtij plani kanë qenë të koordinuara më EUROPOL, INTERPOL, FRONTEX etj.
Bazuar në planin e përgatitur ‘Ditët e Veprimit të Përbashkët JAD Global Chain 2026 – Qershor 2026’, janë realizuar aktivitete si vijon:
-Operacione në rrugë, sheshe dhe qendra tregtare për identifikim të fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit,
-Operacione të përbashkëta me inspektor të MINT, ATK dhe Inspektor të Punës në inspektimin/Kontrollimin e lokaleve (Muzik Live)
-Operacione të përbashkëta me inspektor të MINT, ATK dhe Inspektor të Punës në inspektimin/Kontrollimin e Qendrave të Masazhit, si dhe
-Plani taktik lidhur me Eskorta
Gjatë realizimit të planit operativ kanë qenë të angazhuar edhe njësit policore mbështetëse nga: Departamenti i Kufirit DMH, Njësit Speciale NJSO, NJRSH, DHTN dhe zyrtar nga DRP-të, ndërsa bashkëpunim ndërinstitucional: Inspektor nga inspektorati Qendror i tregut -MINT, Inspektorati Qendror i Punës, Inspektor nga Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe zyrtar nga Qendrat për Punë Sociale.
Rezultatet nga këto operacione ishin:
– Inspektimi/kontrollimi i 59 Lokaleve (Muzike Live) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku janë hasur gjithsej 420 persona, prej tyre 317 femra dhe 109 meshkuj, prej tyre 186 shtetas të Kosovës ndërsa 234 shtetas të huaj (220 femra shtetase të Shqipërisë, 9 femra shtetase të Serbisë, 4 femra shtetase te Maqedonia e Veriut, 1 femër shtetase e Bullgarisë).
Prej këtyre lokaleve të inspektuara 6 lokale janë gjetur të mbyllura, ndërsa për shkelje administrative nga Inspektorët e MINT janë mbyllur 9 lokale te muzikës live.
– Inspektim i 62 ‘Qendrave të Masazhi’t, në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku janë hasur gjithsej 104 persona, 89 femra dhe 15 meshkuj, prej tyre 60 shtetase të Kosovës ndërsa 45 shtetase të huaj (23 femra shtetase te Shqipërisë, 17 femra shtetase të Tajlandës, 3 femra shtetase të Filipinase, dhe 1 femër shtetase e Malavisë).
Prej këtyre lokaleve ‘Qendra Masazhi’, 10 janë mbyllur për shkelje administratave nga Inspektorët.
– Gjatë realizimit të këtij plani, nuk është identifikuar ndonjë rast i veprës penale ‘Trafikimit me njerëz’.
– Janë evidentuar gjithsejtë 7 raste dhe janë arrestuar 7 femra, prej tyre 4 femra shtetase të Shqipërisë, 1 femër shtetase e Malit të Zi dhe 2 femra shtetase të Kosovës, të cilat janë hasur me fëmijët e tyre në rrugë dhe sheshe duke kërkuar lëmoshë. Trembëdhjetë fëmijë, pas trajtimit në bashkëpunim me ‘Qendrat për Pune Sociale’, janë iniciuar rastet për dyshimin e kryerjes se veprës penale “ Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
– Gjatë këtij plani janë evidentuar edhe 4 raste të veprës kundërvajtësve “Marrje me Prostitucion” – Eskorta ku me këtë rast janë arrestuar gjithsejtë 8 persona prej tyre ( 4 meshkuj kosovarë dhe 4 femra: 2 shtetase të Brazilit dhe 2 shtetase të Kolumbisë).
Gjatë realizimit të këtij plani, të gjitha punëtoreve të hasura duke punuar në ‘Lokale të muzikës’, ‘Qendra Masazhi’ dhe ‘Esacorta’ u është dhënë mundësia e deklarimit nëse ndonjëra nga to është viktimë e ndonjë forme të shfrytëzimit (trafikimit), mirëpo nuk ka rezultuar me ndonjë rast.








