Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SKKS) ka njoftuar se operacioni për gjetjen e personit të zhdukur, Alush Kastrati, ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme.
“Për të rritur mundësitë e kërkimit, është angazhuar edhe departamenti i paraglajdingut, i cili po kontrollon zonat nga ajri në mbështetje të ekipeve në terren”, thuhet në njoftim.
“Operacioni i kërkimit po vazhdon me intensitet të shtuar dhe me shpresën për ta gjetur sa më shpejt”, përfundon njoftimi, i cili është shoqëruar edhe me pamje nga zona e kërkimit.









