Gjashtë persona janë arrestuar në Brezovicë nën dyshimin për bixhoz të jashtëligjshëm.
Sipas Policisë, të dyshuarit janë hasur në një lokal duke zhvilluar lojëra fati, ndërsa te njëri prej tyre është gjetur dhe konfiskuar 1.01 gram marihuanë.
Në mesin e të arrestuarve është edhe një shtetas i Serbisë. Me vendim të prokurorit, të gjithë janë dërguar në mbajtje.








