Aktorja shumë e dashur për publikun, Olta Gixhari, ka ndarë momente të veçanta nga pushimet e saj në Mallorca, ku duket më rrezatuese se kurrë.
Në një fotografi të postuar nga jahti dhe një tjetër në një ambient luksoz, Olta shfaqet duke shijuar verën me stil dhe relaks të plotë.
E veshur me bikini dhe një bluzë transparente të zezë në ujërat kristal të Spanjës, ajo shkëlqen me thjeshtësinë dhe buzëqeshjen karakteristike.
Në një tjetër pamje, aktorja pozon para pasqyrës me një veshje casual-chic që nxjerr në pah linjat e saj elegante.
Me përshkrimin: “Mallorca, ti ke zemrën time! Shihemi së shpejti”, Olta tregon lidhjen e saj të veçantë me këtë destinacion veror, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit.









