Aktorja dhe opinionistja Olta Gixhari po kalon pushime në bregdetin e Syvotës në Greqi, shoqëruar nga bashkëshorti dhe fëmijët.
Në fotografitë e publikuara në Instagram, ajo duket elegante dhe relaksuar, me bikini me motive lulesh dhe veshje verore në nuanca blu.

Pamjet kapin çaste nga mëngjesi në ballkon me pamje panoramike, notin në detin Jon dhe relaksimin në jaht, të kompletuara me aksesorë si kapelë kashte dhe syze të mëdha.








