Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 4, Olta Gixhari, e ka demaskuar keq Labinot Rexhën gjatë Prime-it të sotëm.
Ndërsa ai po shpjegonte se si ka “fobi” nga deti dhe uji, pas një ngjarjeje që sipas tij i ka ndodhur në vitin 2006, Olta Gixhari ka gjetur në rrjetet sociale fotografi të Labinotit në pishinë, duke e kundërshtuar kështu drejtpërdrejt rrëfimin e tij.
“T’kam parë të lumtur duke u larë në xhakuzi të shtëpisë”, i thotë Gixhari.
Labi u shpreh se njëherë djali i tij për pak sa nuk është mbytur në det, asaj sipas tij, e gjithë familja e kanë fobi notin.






