Ola Zenelaj, ish-banorja e Big Brother Vip Albania, shumë e njohur për deklaratat e saj të bujshme, ka qenë sërish protagoniste e një debate ‘të nxehtë’ në studion e ‘E Diell’.
Duke folur mbi marrëdhëniet e dashurisë dhe sjelljet në çift, Ola u shpreh se ishte shumë e sigurt që në shoqërinë ku jetojmë, çunat që reklamojnë jetën e shtrenjtë, e bëjnë këtë nga ndjenja e konkurrencës mes djemve dhe më pas për të tërhequr femrat. E kur ia arrijnë kësaj, pretendojnë një tjetër vajzë edhe më të bukur:
“Edhe një mashkull që investon te një femër e bukur, investon për të kapur një femër tjetër akoma më të bukur,” u shpreh ajo.
Kjo deklaratë ngjalli debat, ndërsa të ftuarit e tjerë u shprehën kundër, duke dhënë shembuj personalë për të rrëzuar deklaratën.
Ju si mendoni, pajtoheni me deklaratën?









