spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Octopus: Rasti “Panda” u përdor si propagandë kundër shqiptarëve

Drejtori i Institutit Octopus dhe profesori universitar, Arben Fetoshi, ka rikujtuar masakrën e ndodhur më 14 dhjetor 1998 në kafiterinë “Panda” në Pejë, duke e cilësuar atë si një krim të përdorur për propagandë politike kundër shqiptarëve dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Në një postim publik, Fetoshi thekson se në kohën kur dhuna e regjimit të Slobodan Millosheviqit kishte vënë në lëvizje komunitetin ndërkombëtar, autoriteteve serbe u nevojiteshin, sipas tij, krime të inskenuara për t’ua faturuar shqiptarëve, në kuadër të asaj që ai e quan strategji “false flag”.

Sipas Fetoshit, sulmi i armatosur në kafiterinë “Panda”, ku u vranë gjashtë të rinj dhe u plagosën 15 të tjerë, shumica të mitur, u shfrytëzua për të ndërtuar një narrativë propagandistike kundër UÇK-së, duke legjitimuar dhunën e vazhdueshme ndaj shqiptarëve të Kosovës.


“Në natën e 14 dhjetorit 1998, në një kafiteri të quajtur PANDA në Pejë, dy persona të armatosur dhe të maskuar gjuajtën breshëri plumbash ndaj të rinjve që ishin brenda, duke lënë 6 të vdekur dhe 15 të tjerë të plagosur. Shumica e viktimave të mitur, gjë që e bënte krimin më “të përshtatshëm” për propagandë kundër UÇK-së dhe shqiptarëve, duke “legjitimuar” brutalitetin dhe gjenocidin në vazhdim”, thuhet në shkrimin e tij.

Ai kujton se pas ngjarjes u arrestuan dhe u dënuan disa shqiptarë, të cilët i cilëson si të pafajshëm, ndërsa pohon se ata janë përballur me tortura dhe pasoja të rënda afatgjata. Fetoshi kritikon mungesën e një hetimi serioz që do ta zbardhte plotësisht rastin.

Sipas tij, në vitin 2011 Prokuroria serbe për krimin e organizuar kishte hapur një hetim, por pa identifikuar autorë konkretë apo ngritur aktakuzë. Ai përmend gjithashtu deklaratën publike të Aleksandër Vuçiqit në vitin 2013, sipas së cilës në dosjen e rastit nuk kishte prova që krimi ishte kryer nga shqiptarët.


Ai shpreh shqetësimin se, pavarësisht këtyre zhvillimeve, rasti “Panda” vazhdon të përdoret në diskursin publik dhe në rrjete sociale për të fajësuar shqiptarët, ndërsa familjarët e viktimave vazhdojnë të mbeten pa drejtësi dhe pa të vërtetën e plotë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit