Edmond Mahalla është biznesmeni i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.
Lajmin e kanë bërë të ditur edhe Policia e Shqipërisë, ku kanë njoftuar se kanë dalë në pika kontrolli dhe janë në kërkim të autorëve.
“Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vr**ë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Mediumi ‘Euronews Albania’ ka publikuar pamje të trishta nga momenti kur mbërrin në vendngjarje motra e viktimës dhe kërkon ta shohë atë.






