Lori Hoxha dhe partneri i saj prej disa vitesh, Vis Bajraktari do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë këtë fundjavë!
Mësohet se çifti do të shkojnë drejt altarit këtë të shtunë në datë 19 tetor dhe nuk është një datë rastësore, por datëlindja e Lorit.
Dasma do të zhvillohet në një lokal në kryeqytet pranë stadiumit “Air Albania”.
Në ceremoni do të ketë të ftuar familjarë dhe miq të çiftit, si dhe personazhe publikë.
Më herët ka patur një ceremoni tejet private të çiftit në Meksikë, ku ka patur shumë pak të ftuar.
Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari janë bashkë prej vitesh tashmë. Mes çiftit ka patur një krizë, që bëri që dyshja të mos takoheshin prej shumë kohësh.
Por ato ditë janë hedhur pas krahëve dhe çifti ka vendosur të krijojë ‘folenë’ e vet. Epo, urime!








