spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Nuredin Lushtaku pas tubimit në Skenderaj: Sot, u dëshmua se bashkimi i një populli nuk ndalet nga asgjë

Kryetari i IDEAL dhe kandidati për deputet i koalicionit AAK-Nisma-IDEAL, ka falënderuar qytetarët e Skenderajt për mbështetje të madhe në tubim e sotëm që u mbajt në këtë qytet.

Gjeneral Nuredin Lushtaku thotë se ky nuk ishte vetëm një tubim – por ishte një mesazh i fuqishëm që shpresa dhe guximi janë forca jonë më e madhe.

Postimi i Nuredin Lushtaku;

Faleminderit Skenderaj – Zemra e Kosovës!

Sot, dëshmuat se bashkimi i një populli nuk ndalet nga asgjë! Me numrin 137 ✔️, ngritët zërin për ndryshimin që na takon, për Skenderajn dhe për një Kosovë krenare!

Ky nuk ishte vetëm një tubim – ishte një mesazh i fuqishëm që shpresa dhe guximi janë forca jonë më e madhe. 137 është më shumë se një numër; është sinjali i një epoke të re, i një udhëheqjeje që mendon për qytetarin, për të drejtën, për fitore të përbashkët.

Bashkë, do ta çojmë përpara këtë kauzë, do ta ndërtojmë një Kosovë ku askush nuk mbetet prapa dhe të gjithë jetojmë me dinjitet.

Skenderaj, jeni zemra që rreh për të gjithë Kosovën – dhe me 137, ne jemi gati për fitoren e madhe!

#Voto137
#nuredinlushtaku5
#KosovaFituese 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit