spot_img
spot_img
Friday, February 6, 2026
spot_img
spot_img

Nura: PDK-ja s’duhet të votojë Osmanin, do të ishte mirë të propozohej Rifat Jashari për president

Jakup Nura, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka folur në lidhje me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Nura ka vlerësuar se PDK-ja nuk duhet ta votojë Osmanin edhe për një mandat për presidente.

“Kemi pasur një takim menjëherë pas zgjedhjeve, por nuk kemi diskutuar për këtë çështje. Unë personalisht mendoj që Vjosa Osmani nuk duhet të ketë votë nga PDK-ja dhe nga asnjë parti tjetër opozitare, pasi është parë qartë që ka mbajtur qëndrime pro Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Nura.

Tutje, Nura ka theksuar se Rifat Jashari, kryefamiljari i Familjes heroike Jashari, do të duhej të propozohej për president.

“Mendoj që ajo nuk duhet të vendoset më në sprovë. PDK-ja do të duhej të dilte me një propozim me një figurë unike dhe përbashkuese, një figurë që vazhdimisht ka kërkuar unitet dhe bashkim të spektrit politik. Në këtë mandat do të ishte e drejtë dhe e mirë që të propozohej Rifat Jashari për president të Kosovës. Do të ishte një nder për Kosovën”, ka theksuar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit