spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Nura: Limaj e meriton votën e PDK-së, është më dinjitetshëm se gjysma e deputetëve të VV-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Nura, ka shprehur mbështetje për kandidaturën e Fatmir Limajt për kryetar të Kuvendit të Kosovës, duke lënë të kuptohet se PDK mund ta votojë atë në rast se kandidatura propozohet.

Nura tha se Limaj e meriton votën e partisë së tij, duke e vlerësuar më të denjë se shumë nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Unë thashë se mendoj që Partia Demokratike e voton Fatmir Limajn, duke e ditur që ai është më i devotshëm dhe më i dinjitetshëm se gjysma e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Ne kemi një qëndrim që vetëm ministrat nuk do t’i votojmë. Fatmir Limaj do ta meritonte votën e PDK-së,” tha ai.

Nura komentoi gjithashtu situatën e zvarritjes së konstituimit të Kuvendit, duke e quajtur atë një “dramë të pakëndshme”.

“Çdo gjëje i ka humbur kuptimi, jemi bërë një dramë e pakëndshme dhe për ne deputetët që hyjmë dhe dalim e nuk bëjmë asgjë këtu,” tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit