Pentagoni sapo ka konfirmuar se baza e Al Udeid u sulmua nga raketa balistike me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi të lëshuara nga Irani.
Një zyrtar i mbrojtjes vuri në dukje se deri më tani nuk ka raportime për viktima amerikane nga sulmi.
Zyrtari tha se zyrtarët e mbrojtjes po e monitorojnë ende situatën dhe “do të japin më shumë informacion sapo të jetë i disponueshëm”.
Ndërsa Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit tha në një deklaratë se, ndërsa Irani shënjestroi bazën ajrore amerikane në Katar dhe sulmi në asnjë mënyrë “nuk paraqet ndonjë rrezik për Katarin ose popullin e tij” dhe shton se Irani “mbetet i përkushtuar për të ruajtur dhe vazhduar marrëdhëniet e tij të ngrohta dhe historike” me Katarin.
Deklarata e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, e cituar nga media shtetërore e Iranit, thotë se “numri i raketave të përdorura ishte i njëjtë me numrin e bombave që SHBA-të kishin përdorur në tre centrale bërthamore iraniane”.









