Janë procesuar të gjitha votat e numëruara në Qendrën Komunale të Numërimit në Komunën e Mitrovicës në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në platformën e KQZ’së, bëhet e ditur se Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 17,837 vota apo 53,47 për qind të tyre.
Arian Tahiri i PDK’së ka marrë 15,522 vota apo 46,53 për qind të tyre.
Votat janë numëruar pasi që Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka vendosur pak më herët që të rifillojë procesi i numërimit, pas pretendimeve për parregullsi nga ana e PDK’së.
Sipas atyre pretendimeve, në disa fletëvotime janë hasur numra serikë gabim, më shumë se një vulë dhe ndërrim të vendvotimit të një fletëvotimi.






