Mbi 50% e votave për deputetë janë numëruar tashmë dhe KQZ ka procesuar rezultatet në webfaqen e saj.
Të dhënat janë nga 1 mijë e 283 vendvotime nga 2 mijë e 498 sa janë në total.
Nga tri partitë e mëdha, VV, PDK dhe LDK, tashmë disa kanë siguruar ulësen në Kuvend.
Sipas këtyre rezultateve, tek VV prin Albin Kurti me 120 mijë e 312 vota. Pas tij renditen Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.

Në PDK prin Bedri Hamza me 59 mijë e 683 vota.
Ai pasohet nga Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

Në LDK e para është Vjosa Osmani me 39 mijë e 147 vota.
Pas saj renditen Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti.











