Sipas rezultateve preliminare të publikuara për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forcë e parë me 50,08% të votave, duke grumbulluar 408,542 vota.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20,98% ose 171,111 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban pozitën e tretë me 13,89% dhe 113,270 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 5,86% të votave (47,837 vota), e pasuar nga Lista Serbe me 3,58% (29,207 vota). Nisma Socialdemokrate ka marrë 1,65% ose 13,478 vota.








