spot_img
spot_img
Wednesday, December 31, 2025
spot_img
spot_img

Numërohen 60% e votave për deputetë, këta janë më të votuarit në VV, PDK e LDK – Kurti e kalon 200 mijëshin

Mbi 60 përqind e votave të kandidatëve për deputetë kanë përfunduar së numëruari. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga 1 mijë e 534 vendvotime nga 2 mijë e 557 sa janë gjithsej.

Kreu i VV’së dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, e ka kaluar shifrën prej 208 mijë votash.

Ai pasohet nga Glauk Konjufca që numëron mbi 162 mijë vota deri tash.

Lista vazhdon me Albulena Haxhiun, Hekuran Muratin dhe Donika Gërvallën.

Kreu i PDK’së, Bedri Hamza ka rreth mbi 96 mijë vota deri tash.

Pas tij vjen Arian Tahiri me rreth 45 mijë vota, pasuar nga Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

Tek LDK, në krye të listës është Lumir Abdixhiku me mbi 46 mijë vota.

Hykmete Bajrami renditet menjëherë pas tij me gati 29 mijë vota, e ndjekur nga Ukë Rugova, Doarsa Kica Xhelili dhe Avdullah Hoti.

Nga AAK, Ramush Haradinaj është i pari me rreth 23 mijë vota, i ndjekur nga Daut Haradinaj me mbi 14 mijë.

Lista vazhdon me Besnik Tahirin, Bekë Berishën dhe Agim Çekun.

Rezultatet për secilin kandidat mund t’i gjeni në këtë link: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/mcc?

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit