spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nis sot në ora 16:00 në katër qendra

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se këtë të martë nga ora 16:00 do të fillojë numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit në Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh.

Ndërsa, procesi i numërimit në Qendrat tjera, sipas KQZ-së do të fillojë pasi të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura teknike dhe administrative.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, ka deklaruar mëngjesin e së martës se gjatë këtij procesi, ashtu siç parashihet edhe me Rregulloren Zgjedhore të KQZ-së 16/2024 për Qendrat Komunale të Numërimit, do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike.

“Pas përfundimit të këtyre procedurave, numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe aspekteve tjera që parashihen me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ do shpall rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë”, ka theksuar Elezi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit