Naim Murseli nuk është shfaqur që një vit në publik.
Ai nuk shfaqej edhe kur mbaheshin seanca për caktimin e masës së paraburgimit.
Murseli, si i akuzuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, sot është sjellë nën masa të rrepta sigurie për në seancën fillestare në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Ajo çfarë është vërejtur nga pamjet është ndryshimi drastik i Naim Murselit.






