Nuk u mbijetoi plagëve, vdes 39-vjeçari që u godit nga vetura në Zahaq të Pejës

Ka përfunduar tragjikisht aksidenti i rëndë që ndodhi më 23 qershor në fshatin Zahaq të Pejës, pasi këmbësori që ishte goditur nga një veturë nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Burimet bëjnë të ditur se viktima është Diamant Goska, 39-vjeçar, i cili kishte qëndruar për disa ditë në gjendje të rëndë shëndetësore, por pasditen e së enjtes ka ndërruar jetë.

Sipas hetimeve fillestare, aksidenti kishte ndodhur në rrugën Pejë–Klinë, në afërsi të “Swiss Oil” në fshatin Zahaq. Dyshohet se drejtuesi i një automjeti Volkswagen, Bashkim Kuqi, 51-vjeçar, duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, e kishte goditur këmbësorin në momentin kur ai po e kalonte rrugën.

Si pasojë e goditjes, 39-vjeçari kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.


Me urdhër të Prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit po vazhdojnë nga Njësia Rajonale e Hetimeve të Aksidenteve në Pejë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit