spot_img
spot_img
Thursday, February 12, 2026
spot_img
spot_img

Nuk siguroi ulëse në Kuvend, reagon Abelard Tahiri

Abelard Tahiri ka reaguar pas mos sigurimit të një ulëseje në Kuvend, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe votat e dhëna.
Ai theksoi se, ndonëse nuk arriti të fitojë mandat deputeti, do të vazhdojë angazhimin e tij politik brenda strukturave të PDK-së dhe shërbimin ndaj interesit qytetar.

Tahiri u shpreh se besimi i marrë nga qytetarët e obligon të mos ndalet dhe ta forcojë më tej angazhimin për Kosovën.

Reagimi i tij:


Të dashur qytetarë,

Faleminderit nga zemra të gjithë ju që më besuat votën tuaj. Edhe pse votat nuk mjaftuan për të siguruar edhe një mandat si deputet, mbështetja juaj është një përgjegjësi e madhe për mua.


Do të vazhdoj të jem zëri juaj brenda strukturave të PDK-së dhe të angazhohem me përkushtim për të dhënë më të mirën që di, gjithmonë në shërbim të vendit tim dhe interesit qytetar. Besimi juaj më obligon të mos ndalem.

Angazhimi im për ju dhe për Kosovën nuk përfundon me zgjedhjet, ai vetëm sa forcohet nga besimi juaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit