“Nuk po plakem, po përparoj” – mesazhi emocionues i Chuck Norris pak ditë para vdekjes në

Chuck Norris, mjeshtër i arteve marciale dhe ikonë e njohur e filmave aksion, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.

Sipas njoftimit të familjes, ai ishte shtruar në spital në Havai të enjten, ndërsa sot është bërë e ditur se ka ndërruar jetë në orët e mëngjesit, i rrethuar nga familjarët dhe në paqe.

“Edhe pse do të donim t’i mbanim rrethanat private, duam që ta dini se ai ishte i rrethuar nga familja dhe u largua në paqe”, thuhet në reagimin e familjes.

Lajmi ka tronditur fansat në mbarë botën, të cilët kanë shprehur ngushëllime të shumta, por edhe mosbesim për humbjen e një figure kaq të dashur.

Vetëm pak ditë më parë, më 10 mars, Chuck Norris kishte festuar 86-vjetorin e lindjes, duke ndarë një mesazh motivues me ndjekësit në Instagram: “Nuk po plakem. Po përparoj. Sot mbusha 86 vjet! Nuk ka gjë më të mirë se pak aktivitet në një ditë me diell për t’u ndjerë i ri. Jam mirënjohës për një vit tjetër, për shëndetin e mirë dhe për mundësinë që të vazhdoj të bëj atë që dua. Faleminderit që jeni fansat më të mirë në botë. Mbështetja juaj gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë më e rëndësishme sesa mund ta imagjinoni. Zoti ju bekoftë”, kishte shkruar ai.

Chuck Norris do të kujtohet për karrierën e tij të gjatë në filmat aksion dhe veçanërisht për rolin në serialin e famshëm Walker, Texas Ranger, që e bëri atë një figurë kult në industrinë e argëtimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit