Zbardhen dëshmia e 40-vjeçarit Pandeli Nakoleci, i cili vrau me thikë gruan e tij 36-vjeçare në hyrje të banesesës.
Ai u arrestua ditën e sotme, pas 29 orësh i fshehur 200 metra larg shtëpisë. Sapo policia i vendos prangat, Nakoleci iu drejtua oficerëve të policisë duke thënë: “Ia bëra mirë, e meritonte, nuk pendohem për asgjë” .
40-vjeçari është dëgjuar duke bërtitur me të madhe se gruaja e tradhtonte, pretendime që ai i nxjerr si justifikim për krimin makabër.
Fjalët e autorit të vrasjes së gruas në Volos të Greqisë, në sy të fëmijëve janë tronditëse.
Sipas mediave greke, këto deklarata cinike nga autori i krimit kanë shkaktuar zhgënjim, pasi konfirmojnë ftohtësinë me të cilën ai pranoi aktin e tij, duke këmbëngulur se nuk ndien asnjë pendim për vrasjen e gruas së tij 36-vjeçare.
“Gruaja ime më tradhtonte, çfarë duhet të bëja unë?”, ka thënë autori para policisë.
Ai ishte fshehur në një arë dhe mbante veshur rroba që i gjeti në një kosh plehrash. Nuk kishte me vete telefon celular apo ndonjë objekt tjetër.
I shtrirë në tokë dhe me pranga në duar, mediat greke kanë publikuar foto nga momenti i arrestimit të 40-vjeçarit shqiptar Pandeli Nakoleci, i cili vrau gruan mizorisht në sy të fëmijëve.










