Familja e Haki Imerit ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës për rrëzimin e një dekreti presidencial, duke e cilësuar atë si një dështim të rëndë politik dhe një mashtrim ndaj qytetarëve.
Sipas deklaratës, presidentja ishte shprehur krenare për vendimin e saj, por vendimi i Kushtetueses, sipas familjes Imeri, jo vetëm që e rrëzoi dekretin, por edhe “e demaskoi” atë politikisht, duke cenuar seriozisht kredibilitetin e saj publik.
Familja e Haki Imerit përmend takime të dyshimta dhe mungesë transparence në vendimmarrje, duke theksuar se veprime të tilla nuk përputhen me interesin e qytetarëve.
Postim i plotë:
Miq,
-A mund të quhet “vepër madhore” një dekret që rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese? Jo.
– Quhet dështim. Dhe mashtrim publik.
-Presidentja u mburr. Tha se ishte krenare.
-Kushtetusja e demaskoi. Vendimi i saj ra. Bashkë me të, edhe kredibiliteti i saj.
– Një rrugë drejt fundosjes politike.
-Nga deklaratat pompoze te pazaret nën tavolina të errëta. .
-Nga “parimet” te interesat personale. Nga shteti i se drejtes drejt narkoshtetit te Edi Rames .
-Takime private me figura të dyshimta..
-Takime pa transparencë.
-Lëvizje që s’kanë lidhje me interesin e qytetarëve.
-Dhe pastaj goditja finale: një dekret i paligjshëm për të shpërndarë institucionet më të votuara në historinë e Kosovës.
– Vetëm për ambicie personale. Vetëm për pushtet..
-Kjo nuk është politikë. Kjo është manipulim..
-Historia do ta mbajë mend jo për “vepra madhore”, por për vendime që ranë turpshëm para ligjit.
-Pas vendimit te Gjykates Kushtetuese Presidentja ne shkuarje do te duhej te shkarkohej me procedure te shpejte .









