Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se ai u shërben vetëm qytetarëve të Serbisë dhe popullit.
Vuçiç postoi një video me mesazhe të forta në llogarinë e tij në Instagram. Ai u shpreh se nuk do t’i përgjigjet askujt, as në atyre në Perëndim, madje as në Lindje.
“Mendoj se e para është e gabuar dhe e rrezikshme të mendosh se Serbia është një njeri i vetëm dhe unë nuk kam shef, të vetmit të cilëve u përgjigjem janë qytetarët e Serbisë dhe populli serb. Nuk i përgjigjem më askujt. Askujt. As atyre në perëndim, as atyre në lindje”, shprehej ai.
Presidenti thotë më tej se Serbia mbetet në rrugën evropiane dhe nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
“Po, Serbia është në rrugën evropiane, do të jetë dhe do të mbetet deri në fund të mandatit tim. Po, Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse deri në fund të mandatit tim, ndërkohë që unë kam edhe shumicën, ndikimin mbi shumicën, si të thuash, në Qeverinë e Serbisë dhe në Asamblenë Kombëtare të Serbisë”, përfundoi Vuçiç.











