“Nuk lajmëroi as këshilltarët”/ Rënia e Bashar al-Assad, zbardhen detajet si ish-presidenti u arratis nga Damasku me ndihmën e Putinit

Me ndihmën e Moskës, Bashar al-Assad arriti të arratisej nga Siria, pak para se rebelët të sulmonin Damaskun, duke i dhënë fund sundimit të tij.

Bloomberg raporton në një artikullin prapaskenat e arratisjes së presidentit të rrëzuar nga Siria. Rusia, sipas burimeve të Kremlinit, organizoi që al-Assad të largohej nëpërmjet një baze ajrore ruse, ndërsa opozita siriane bëri një avancim të shpejtë në Damask.

Duke parë zhvillimet, Rusia u frikësua për fatin e aleatit të saj të vjetër e bindi al-Asadin se do të humbiste nga forcat e organizatës islamike Hayat Tahrir al-Sham. Kështu Rusia i ofroi atij dhe familjes së tij një kalim të sigurt nëse largohej menjëherë, gjë që e bëri përfundimisht.

Burimet thanë se inteligjenca ruse koordinoi nisjen. Fillimisht presidenti i rrëzuar u largua nga Damasku me një avion privat. Sipas medias britanike, ai nuk i ka thënë asnjë këshilltarit të tij, nga frika e një skenari tradhtie, ndërsa ka çaktivizuar dhe radarin e avionit.

Avioni ishte nisur për në bazën ajrore ruse Khmeimim në bregdetin sirian. Nga atje ai fluturoi me një avion ushtarak rus për në Moskë.

Zhdukja e avionit nga radarët

Bashar al-Assad, i këshilluar nga agjentët rusë, u ngrit në orët e para të së dielës nga Damasku, duke çaktivizuar radarin e avionit të tij personal.

Rreth asaj kohe, të dhënat e Fligthradar24 treguan se një avion që besohet se mbante Assad-in, avioni u nis për në Mesdhe përpara se të bënte një kthesë dhe të zhdukej nga radarët, duke çuar në skenarë për rrëzimin e tij të mundshëm.

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, tha për NBC News se Assad u largua nga Siria në mënyrën më të sigurt të mundshme gjatë fundjavës. “Ai është i sigurt dhe kjo tregon se Rusia po vepron siç kërkohet në një situatë kaq kritike,” tha ai.

Rënia e Asadit zemëron Putinin?

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov refuzoi të zbulojë vendndodhjen e presidentit të rrëzuar të Sirisë. Megjithatë, ai sqaroi se Vladimir Putin nuk ka ndërmend të takohet me al-Assad në Moskë.

“Nuk ka një takim të tillë në orarin zyrtar të presidentit dhe nuk kemi çfarë të themi për vendndodhjen e tij”, tha ai për mediat ruse.

Deri më tani, Moska nuk ka bërë një koment zyrtar për rënien e regjimit sirian të al-Asad. Por zhvillimet sipas medias britanike, kanë zemëruar Putinin, i cili po kërkon të dijë pse inteligjenca ruse nuk zbuloi kërcënimin në rritje të grupit islamik Hayat Tahrir al-Sham për regjimin e Asadit derisa ishte tepër vonë dhe presidentin e rrëzuan.

Rënia e regjimit sirian vjen pas viteve të mbështetjes masive financiare dhe ushtarake ruse për luftën siriane.

Sipas personelit ushtarak rus, Moska e ndihmoi Asadin sepse “bazohej në shqetësimet për bazat e saj ushtarake në rajon, një bazë detare në Tartus dhe një bazë ajrore në Khmeimim, të cilat janë bazat e vetme të vendit jashtë territorit të ish-sovjetikëve”.

Një raport i Business Insider raportoi se Moska tërhoqi anijet e saj luftarake nga baza detare ruse në Tartus në bregdetin sirian pasi Assad u arratis, ndërsa ushtria ruse ende nuk i ka tërhequr plotësisht forcat e saj nga Siria.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit