Një 16-vjeçare shqiptare rezulton e zhdukur prej mbrëmjes së të hënës. E identifikuar si Emilia Veliu, vajza ka humbur çdo gjurmë në zonën e Petralonës ku ajo jetonte. Lidhur me rastin ka reaguar nëna e 16-vjeçares, e cila duke folur për mediat greke tha se Emilia doli shëtitje me shoqet dhe nuk u kthye më në shtëpi.
Sipas nënës së 16-vjeçares, e cila foli për protothema.gr, mesazhi i fundit që ka marrë ishte: nuk do kthehem më në shtëpi. Por nëna e 16-vjeçares dyshon se ky mesazh nuk është shkruar nga vajza e saj.
Frika dhe ankthi i prindërve është se fëmija i tyre ndodhet në rrezik, pasi s’kanë pasur asnjë komunikim me të.
🔊
“Nuk kam dëgjuar më nga vajza ime që nga mbrëmjes së të hënës kur ajo u zhduk. Më tha se do të dilte me shoqet e saj për një shëtitje dhe që atëherë nuk është kthyer në shtëpi.
Kur pashë se po vonohej të kthehej nga shëtitja, u shqetësova dhe komunikimet tona të fundit ishin nëpërmjet mesazheve në celularin e saj. Mesazhi i fundit ishte ‘Nuk do të kthehem më në shtëpi’.
Jam shumë e shqetësuar për fatin e fëmijës tim, telefoni i saj celular është i çaktivizuar, kam frikë se mund të jetë përfshirë në shoqëri të keqe.
Dhe mesazhi që dërgoi se ‘nuk do të kthehem më në shtëpi’, besoj se fshihet një person tjetër që dëshiron ta dëmtojë.
Dua të zbuloj informacione për vajzën time, po e kërkoj kudo dhe dua që ajo të kthehet përsëri në shtëpinë tonë…”, tha e ëma e adoleshentes.









