Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe dhjetra të tjerë janë zhdukur në kampin veror për vajza pas përmbytjeve të menjëhershme që goditën shtetin amerikan të Teksasit të premten.
Një operacion kërkim-shpëtimi u zhvillua gjatë natës, megjithëse zyrtarët e Teksasit nuk mundën të konfirmonin numrin e personave të zhdukur.
Nivelet e ujit u rritën me shpejtësi përpara se lumi të dilte nga shtrati.
“Brenda 45 minutash, lumi Guadalupe u rrit 26 metra dhe kjo ishte një përmbytje shkatërruese, duke përmbytur prona dhe për fat të keq duke marrë jetë”, tha zëvendësguvernatori i Teksasit, Dan Patrick.
Patrick pranoi ofertat e publikut për helikopterë dhe dronë personalë, duke thënë se ata nuk kanë nevojë për pajisje shtesë për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit.
Ai shtoi se agjencitë e shpëtimit kishin 14 helikopterë, 12 dronë, nëntë ekipe shpëtimi dhe notarë në ujë, një total prej 400-500 personash.
Rojet e Departamentit të Parqeve të Teksasit kanë mbërritur në Kampin Mystic, ku autoritetet thonë se më shumë se 20 vajza janë zhdukur që kur ujërat përmbytën zonën.
Ndërprerjet e telekomunikacionit në zonë e kanë bërë të vështirë kontaktin me shumë njerëz në rajon, përfshirë ata në kampin veror.
Përmbytjet e menjëhershme të së premtes në shtet, shkaktuan shpalljen e gjendjes katastrofike për rajonet Hill Country dhe Concho Valley.
Në Qarkun Kerr, zyra e sherifit ka raportuar përmbytje të mëdha me disa persona të zhdukur dhe humbje të konfirmuara jetësh.
Gjykatësi i qarkut Kerr, Rob Kelly, i cili është dhe zyrtari më i lartë në zonë, u pyet pse kampet përgjatë lumit Guadalupe nuk u evakuuan paraprakisht.
“Nuk e dinim që kjo përmbytje po vinte. Jini të sigurt, askush nuk e dinte që kjo lloj përmbytjeje po vinte”, u përgjigj Kelly.
Ai më vonë shtoi se “nuk kemi një sistem paralajmërimi” në zonë, e cila përmbytet rregullisht.
Ai tha se ajo që ndodhi të premten e tejkaloi përmbytjen e vitit 1987, e cila vrau 10 adoleshentë në një autobus kampi kishtar pranë qytetit Comfort, në jug të qarkut Kerr.
Sakaq, vijojnë operacionet e shpëtimit dhe të, si dhe ende ka paralajmërime për përmbytje të mëtejshme të mundshme në shtet.






