Lideri i Nismës Socialdemokare, Fatmir Limaj nuk ka pranuar ftesë nga presidentja Vjosa Osmani për takimin e thirrur ditën e enjte me liderët e partive politike.
“Në ende nuk kemi marr ftesë nga Presidentja. Nuk kemi përgjigje sepse nuk kemi ftesë”, tha Limaj pasi u pyet nga mediat se a do të shkojë në takim.
Por, pavarësisht se atij nuk i ka shkuar ftesa, Limaj deklaroi se të përgjigjet në mënyrë pozitive iniciativave të tilla.
“Ne politik duhet bisedohet thuhet takohet, zakonisht bisedohet me tentu me gjet marrëveshje kompromise që i shërbejnë të gjithëve.”
Limaj tutje tha se do të shkoj në takim me disa propozime.









