Shënohen sërish lëkundje tërmeti në kryeqytet.
Pas tërmetit të mbrëmshëm 4.3 ballë të shkallës rihter, sot ka pasur shumë pasgoditje, por pak çaste më parë ka pasur lëkundje që janë ndierë nga qytetarët.
Sipas të dhënave të Qendrës Europiane të Sizmiologjisë, bëhet fjalë për tërmet me magnitudë 3.4 ballë. Epiqendra ka qenë e njëjta, zona mes Kamzës dhe Krujës. Thellësia e tërmetit ka qenë 10 kilometra.











