Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka sqaruar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, duke thënë se vendimi nuk ka qenë dëshirë e saj, por një detyrim kushtetues.
“Nuk ka qenë dëshira ime, por detyrim kushtetues. Ajo që kam firmosur unë ka qenë formalizim i një gjendjeje kushtetuese ekzistuese. Sikur unë të mos e bëja, do të isha në shkelje kushtetuese. Nuk ka qenë një vendim që e kam marrë vetë, por jam konsultuar me dhjetëra juristë”, ka thënë Osmani.
Ajo ka theksuar gjithashtu se mirëpret çdo vendim që do të marrë Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës lidhur me këtë çështje.









