Në seancën e Kuvendit të Kosovës nuk ka pasur kuorum për të nisur raundin e parë të votimit për zgjedhjen e Presidentit.
Sipas kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, në sallë kanë qenë të pranishëm vetëm 66 deputetë.
“Nuk ka kuorum, unë iu bëra thirrje deputetëve që të marrin pjesë”, ka deklaruar Haxhiu.
Për nisjen e votimit në raundin e parë kërkohet që në sallë të jenë të pranishëm të paktën 80 deputetë.









