spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

“Nuk ka bir nane”, “Dada Razë”- Lladrovci shprehej i sigurt se do të kandidonte për PDK në Drenas, çfarë thoshte?

Kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, shprehej i sigurt se do të jetë kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Megjithatë, në mbledhje të kryesisë së PDK’së u vendos përfundimisht që Lladrovci të mos jetë në garë, ku mbështetje të madhe mori Hajdari.

Rreth 26 vota për kanë mbështetur Petrit Hajdarin, ndërkaq katër kanë qenë pro Ramiz Lladrovcit.

Lladrovci muaj me radhë është konfrontuar mbi atë se nuk do të lejojë kandidaturë tjetër në Drenas.

Deklaratat e tij ishin të famshme në media. Thoshte se “Dada Razë” me logon e PDK’së arrin t’i fitojë zgjedhjet në Drenas.

“Ka njerëz nga Kryesia e PDK-së që kanë thënë në Drenas se me logon e PDK-së, edhe Dadën Razën fiton, ky qytetar në Drenas e ka kuptuar si poshtërim, si detyrim”, deklaronte Lladrovci.

Dy ditë më herët, Lladrovci reagoi me një shkrim në ‘Facebook’, duke thënë se “s’ka bir nane” që e largon nga PDK’ja. Lladrovci përmes këtij shkrimi ka thënë se kjo dukuri s’ka ndodhur më herët, që kryesia të përcaktojë kryetarin për një komunë.

“Po e përsëris: Dje, sot, nesër, PDK. Nuk ka bir nane që mund të më largojë nga PDK dhe vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes”, tha tutje Lladrovci.

Ai po ashtu shprehej i bindur se do t’i fitonte zgjedhjet si kandidat për kryetar të Drenasit.

“Unë i pres 70-72% të votave në zgjedhjet lokale”, thoshte Lladrovci nëpër studio televizive.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit