spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

“Nuk je presidenti im!”, në SHBA protesta kundër Elon Musk

Me rastin e Ditës së Presidentit, mijëra njerëz demonstruan jo në përkrahje të Donald Trump, i konsideruar më shumë si një “mbret” ose një “tiran”, por kundër krahut të tij të djathtë, Musk.

Njeriut, të cilit i besoi punën më të pistë nga të gjithë: një spastrim të plotë të administratës shtetërore. Një mision, të cilin ai po e çon përpara me metoda brutale, dhe që mbetet të shihen nëse janë apo jo antikushtetues.

Një gjykatës qarku në Uashington, Randolph Moss, refuzoi përkohësisht kërkesën e Universitetin e Kalifornisë për të parandaluar qasjen në të dhënat e studentëve nga ana e zyrtarëve të DOGE, Departamenti të Efikasitetit të Qeverisë.

“Ankesa nuk ofron asnjë provë përtej spekulimeve për një shpërdorim të mundshëm të informacionit, teksa është lënë më shumë kohë në dispozicion për të vërtetuar të kundërtën”- thuhet në vendim. Ndërkohë një gjyqtare tjetër, Tanya Chutkan, mori të njëjtin vendim.

Trembëdhjetë prokurorët specialë demokratë, i kishin kërkuan gjykatës të shprehej nëse Musk ka të drejtë të hyjë në sistemet qeveritare të departamenteve të ndryshme dhe të pushojë punonjësit që punojnë atje. Ashtu si kolegu, edhe ajo e refuzoi përkohësisht kërkesën.

Për Shtëpinë e Bardhë, gjërat janë ndryshe nga sa pretendojnë kundërshtarët. Në një komunikatë dërguar gjyqtarit të qarkut, Zyra e Administratës theksoi se Musk është thjesht një këshilltar pa autoritet “të vërtetë ligjor” apo “zyrtar” për të marrë vendime.

“Ai nuk është një punonjës i DOGE, dhe as ndonjë administrator i përkohshëm”- thuhej në deklaratë. Por më pas janë vetë të interesuarit, ata që distancohen nga ky pozicion. “Një nga funksionet më të rëndësishme të ekipit të DOGE, është të sigurohet zbatimi i urdhrave të presidentit”- theksojnë ata.

“Me shkurtimet e mëdha të fondeve, ne po rivendosim demokracinë”- tha Musk në një intervistë për Fox News së bashku me Trump. Ai e quajti presidentin “një njeri të mirë të sulmuar padrejtësisht nga mediat”.

Donaldi ia ktheu komplimentin duke e cilësuar sipërmarrësin si “njeriun më inteligjent në botë”, por mbi të gjitha më të aftin për të zbatuar axhendën e tij politike.

Fjala kyçe e lëvizjes ishte 50501 (50 shtete, 50 protesta, 1 ditë). Dhe ajo pati sukses, sepse pjesëmarrja në tubime ishte e lartë dhe e zhurmshme.

Thirrjet kundër Musk u dëgjuan nga Uashingtoni në Nju York, Filadelfia, Denver, Majemi, Los Angeles, Boston etj. Por zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Harrison Fields u kujtoi atyre se Trump “mori një mandat të fortë nga populli amerikan”, dhe se vendimet që ai po zbaton i shërbejnë “mbajtjes së premtimit për të rivendosur politikat në të mirë të gjithë amerikanëve, forcuar ekonominë dhe rivendosur dominimin e Amerikës në skenën botërore”.

Pra, qeveria po vazhdon të ecë përpara në rrugën që ka nisur. Por duke hedhur shpesh hapa më të mëdha se sa i ka këmbët. I tillë është rasti i Administratës Kombëtare të Sigurisë Bërthamore (NNSA), autoriteti i sigurisë bërthamore ku u pushuan nga pushuar 300 nga 1800 punonjësit.

Fatmirësisht ndryshuan mendje dhe i rikthyen në punë. Apo në Departamentin e Bujqësisë, ku u pushuan nga puna punonjës që ishin në vijën e parë të frontit në luftën kundër gripit të shpendëve. Më pas u thirrën sërish në punë, duke u thënë se ishin pushuar “aksidentalisht”.

Pavarësisht sigurimit nga Shtëpia së Bardhë, Musk dhe DOGE vazhdojnë të kenë hapësirë ​​të mjaftueshme për manovrim. Aq sa fundjavën që shkoi Michelle King, ushtruese e detyrës së kreut të Administratës së Sigurimeve Shoqërore, dha dorëheqjen pasi disa zyrtarë të DOGE u përpoqën të zotëronin të dhëna të ndjeshme mbi qytetarët amerikanë: informacione financiare, mbi vendbanimin apo lidhur me profesionet e tyre.

Të njëjtin vendim mori edhe Jim Jones, zyrtar i lartë i Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA), që ishte kundër shkurtimeve të imponuara nga administrata Trump, të cilat do ta vështirësojnë punën e këtij organi.

Plani i shkurtimit ka prekur edhe Administratën e Aviacionin Federal (FAA), agjencia që merret me menaxhimin e aeroporteve. Të pushuarit ishin 400 punonjës në shërbim prove, ndërsa shpëtuan të tjerët me më shumë role operacionale, si kontrollorët e trafikut dhe teknikët e radarëve.

Në çdo rast, nënvizojnë sindikatat, reduktimi i fuqisë punëtore mbështetëse e shton rrezikun e sigurisë. Ndërkohë Sekretari i Transportit Sean Duff njoftoi se një ekip zyrtarësh të SpaceX (kompania ajrore e Musk) vizitoi qendrën të komandës së FAA.

Ata synojnë të zëvendësojnë sistemet e vjetra të kontrollit të trafikut ajror. Po ashtu, DOGE ka vënë në shënjestër Komisionin për Sigurinë e Shkëmbimeve  (SEC), agjencia federale përgjegjëse për mbikëqyrjen e vlerës së bursave.

“Ata po na sulmojnë!”- tha një burim anonim për Politico shumë i shqetësuar mbi atë që mund të ndodhë ditët dhe javët e ardhshme. Për Musk, kjo është një çështje personale. Me SEC, manjati ka ende disa llogari të hapura.

Vetëm muajin e kaluar, ai ishte në gjyq me të për shkak të blerjes së Twitter (tani X) në vitin 2022. Musk akuzohet se nuk ka komunikuar brenda afatit të kërkuar blerjen e aksioneve, duke kursyer 150 milionë dollarë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit