Qytetarë të shumtë janë mbledhur para Qeverisë së Kosovës, në shenjë revolte ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e krerëve të UÇK-së.
Bashkë me ta ka dalë edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Ajo ka thënë se nuk është për dhunë dhe dëmtimin e institucioneve, pasi disa qytetarë kanë filluar t’i thyejnë xhamat e objektit të Qeverisë.
“Nuk jam për t’i thyer institucionet, nuk jam për dhunë, por e kuptoj mllefin e qytetarëve”, ka deklaruar Musliu.
“Vendim i tmerrshëm. Kjo gjykatë është kriminale. Krerët e UÇK-së nuk janë vetëm, populli e dëshmoi se është me ta”, tha ajo.








