spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

“Nuk i paska përdor tabletat”- Reagojnë nga Nisma, tallen keq me Ramabajën që tha se të hënën zyrtarizohet koalicioni me VV’në

Analisti i pushtetit, Sadri Ramabaja, është kthyer në një objekt tallje nga vetë subjekti politik të cilin e përmendi.

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka thënë se Ramabaja “është prekur nga halucinacionet”.

“Ramabaja, nuk i paska përdorën tabletat sot dhe qenka prekë nga halucinacionet!”, thuhet në reagimin e Berishës.

Reagimi i zyrtarit të Nismës vjen pasi që Ramabaja deklaroi se më së largu të hënën do të bëhet publik koalicioni formal Lëvizja Vetëvendosje-Nisma Socialdemokrate.

“Është në proces të përfundimit të një koalicionin formal me Nismën Socialdemokrate, që drejtohet nga Fatmir Limaj dhe unë mendoj që më së largu deri në ditën e hënë do të bëhet publike edhe kjo marrëveshje“, ka thënë ai.

Të martën do të mbahet seanca konstituive, ku primatin për konstituimin e institucioneve do ta ketë Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit