Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, zhvilloi një takim madhështor në sallën e Teatrit të Mitrovicës, ku u prit me entuziazëm dhe përkrahje masive nga qytetarët.
“Sonte u emocionova me gjithë këtë përkrahje që mora në Mitrovicë. E gjithë salla e Teatrit u mbush për ta treguar mbështetjen për kandidaturën time,” deklaroi Rama, duke falënderuar të gjithë ata që i qëndrojnë pranë në këtë fushatë.








