Deputetit nga PDK, Rashit Qalaj iu “prit” rruga nga avokati Arianit Koci para se të hynte në sallën e kuvendit.
Avokati Koci e paralajmëroi deputetin se do t’i mbyllë brenda kuvendit me një fjongo deri sa të gjejnë zgjidhje për konstituuimin e kuvendit.
Qalaj nuk e priti mirë këtë paralajmërim të Kocit duke ju drejtuar se nuk është punë e tij të bëjë një veprim të till.
Arianit Koci: E kam në mend më ju mshel më një fjong, edhe mos me ju lan me dal deri sa të merrni vesh…
Rashit Qalaj: Po s’besoj që mundesh me na mshel ti, s’osht puna jote…
Arianit Koci: Si qytetar bash puna jem osht me lyp përgjegjësi prej teje me kry punë…
Rashit Qalaj: Kalofsh mirë!









