spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Nuk është më fantashkencë/ Makina fluturuese hyn zyrtarisht në prodhim; sa kushton dhe si funksionon (Video)

Ajo që deri pak vite më parë dukej si një skenë filmi fantastiko-shkencor, sot po kthehet në realitet. Kompania amerikane Alef Aeronautics ka njoftuar zyrtarisht se ka nisur prodhimin e asaj që e cilëson si “makina e parë fluturuese në botë” e destinuar për përdorim nga publiku i gjerë.

Sipas Daily Mail, bëhet fjalë për modelin futurist Alef Model A Ultralight, një automjet elektrik që jo vetëm lëviz në rrugë, por është i aftë të ngrihet vertikalisht në ajër dhe të fluturojë mbi pengesa apo trafik. Sekreti i fluturimit qëndron te tetë helikat e fshehura në pjesën e përparme dhe të pasme të mjetit, të cilat nuk duken gjatë lëvizjes në tokë.

Pas përfundimit të fluturimit, makina ulet normalisht dhe vazhdon të funksionojë si një automjet elektrik i zakonshëm, duke e bërë kalimin nga ajri në rrugë pothuajse të padallueshëm.

Pas më shumë se 10 vitesh zhvillim, Alef Aeronautics konfirmon se automjetet e para do të ndërtohen me dorë në ambientet e kompanisë në Silicon Valley, Kaliforni. Çdo njësi kërkon disa muaj punë artizanale, testime intensive dhe kontrolle strikte sigurie përpara se t’i dorëzohet klientit. Fillimisht, vetëm një numër i kufizuar blerësish do të kenë mundësinë ta përdorin mjetin, dhe vetëm në kushte shumë të kontrolluara.

Modeli A Ultralight peshon vetëm 385 kilogramë dhe klasifikohet si automjet elektrik “me shpejtësi të ulët”. Kjo do të thotë se në rrugë publike shpejtësia maksimale është e kufizuar në 40 km/h. Megjithatë, pavarësisht kufizimeve në tokë, mjeti është i certifikuar për fluturim nga Autoriteti Federal i Aviacionit (FAA) – një hap historik për këtë lloj teknologjie.

Interesi për makinën fluturuese ka qenë i jashtëzakonshëm. Kompania njofton se ka marrë mbi 3,500 porosi paraprake, me një vlerë totale që kalon 800 milionë paund.

Aktualisht, çmimi i një Alef Model A Ultralight është rreth 235 mijë paund, një shifër që e vendos atë ende në kategorinë e luksit. Megjithatë, kompania shprehet optimiste se me prodhimin masiv në të ardhmen, kostoja do të ulet ndjeshëm, duke e bërë makinën fluturuese një realitet më të arritshëm për publikun e gjerë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit