spot_img
Sunday, December 7, 2025
spot_img

“Nuk e jap buxhetin për komunat…” – Reagon Asociacioni i Komunave pas deklarimit të Kurtit

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, se buxhetin e shtetit s’do ta jape “për ata kryetar komunash që nuk punojnë mirë apo ata që vjedhin”.

“Ne kemi premtuar dhe do ta mbajmë fjalën, 1 miliard euro investime për komunat, por ju e dini, unë nuk e jap buxhetin e shtetit dhe paratë e taksave për ata kryetarë që nuk dinë të punojnë mirë apo për ata që vjedhin. Mos i votoni ata që nuk dinë e nuk e duan punën, as ata që dinë e duan të vjedhin, me ata nuk ka investime as zhvillim, siç nuk ka pasur për 20 vite pas luftës”, deklaroi Kurti në një tubim në hapje të fushatës.

Për këtë deklaratë, ka reaguar bordi i AKK’së, i cili ka thënë se gjuha e Kurtit ishte fyese dhe paragjykuese.

“Deklarata e z.Kurti se “nuk do t’u jap para Kryetarëve që nuk dinë të punojnë apo që vjedhin” përbën jo vetëm një fyerje të drejtpërdrejtë për Kryetarët e Komunave dhe ata që janë në process të zgjedhjes, të zgjedhur me votë të lirë, por edhe një cënim të parimeve themelore të barazisë institucionale dhe të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagimin e AKK’së.

AKK’ja rikujton se që nga 2021-a e deri më tani, asnjë kryetar s’ka aktakuzë për vjedhje.

“Në anën tjetër, në nivel qendror ka raste të zyrtarëve, përfshirë edhe ministra apo zëvendësministra, ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza”, vijon reagimi.

“Prandaj, është e arsyeshme të pyetet: a i përfshijnë deklaratat e Kryeministrit edhe këta Kryetarë të zgjedhur që në raundin e parë, përfshirë edhe ata nga partia e VV-së?”, vijon reagimi.

AKK-ja vlerëson se ndarja e buxhetit është çështje e rregulluar me ligje e jo çështje dëshire e as mundësi për konsum elektoral.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit