spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

“Nuk e duroj dot fare”/ Bleona Qereti “shpërthen” pas komenteve të Arian Çanit: O mashtrues, gënjeshtar! (Video)

Bleona Qereti i është përgjigjur gazetarit Arian Çani, pasi ky i fundit gjatë një emisioni komentoi paraqitjen e këngëtares në ceremoninë e betimit të Donald Trump.

Ndërsa theksoi se nuk e ka mike këngëtaren, Çani tha para disa ditësh se Bleona mund të jetë prezente në ngjarje si ajo e betimit të Trump-it, për të krijuar përshtypjen se është në shoqërinë e njerëzve të fuqishëm, por sipas tij, kjo është një taktikë për të mbajtur mendjen e publikut dhe për të krijuar një imazh të shndritshëm.

Pas këtyre deklaratave ka ardhur sot reagimi i Bleonës e cila shpërtheu në akuza dhe ofendime ndaj gazetarit duke e quajtur atë “mashtrues”.

O Arian Çani përveçse je një qenie mashtruese, ordinere që gënjen nëpër televizione dhe në emisionet e tua siç e ke pohuar vetë në të gjitha portalet, je një vemje pabukse që nuk të merr me asnjë televizion në punë. Jam e vetëdijshme se me këtë video po të bëj nder se do kapësh gazetat e portalet prapë, por në të njëjtën kohë kam arritur në konkluzionin që qenieve mashtruese, ordinere si puna jote duhet t’u ulesh në nivelin e tyre që t’u flasësh me gjuhën që kuptojnë. Po të shpjegoj ty edhe ca vemjeve të tjera që rrinin pas dyerve këtej në Uashington për të kapur ndonjë foto dhe për ta shitur në Shqipëri për ndonjë lekë se cila është vlera ime meqë keni pyetur.

Duhet të kuptosh një gjë. Unë kam bërë fushata aktive për presidentin Trump në 2014-ën, në 2016-ën, në 2020-ën dhe tani në 2024-ën. Kam regjistruar mijëra vetë në listat e votimit, kam ngritur më shumë se 300 mijë dollarë donacione për zgjedhje, bëra dhe koncertin në Miçigan. Historia false, perceptimet false, që krijoni ju nuk janë realiteti im. Ti je kthyer dhe je bërë një vemje pabukse, njeri negativ që nxjerr veç vrer dhe gënjen non-stop nëpër emisione.

Përveç të gjitha këtyre të këqijave që janë boll për një njeri që të ikë dhe të mbytet, ke dhe një adoleshencë të vonuar dhe je një qenie e frustruar seksualisht dhe vazhdon edhe e mat botën me metrin tënd. Nuk kupton që bota i ka mbaruar uritë seksuale qëkur kanë qenë 15-16 vjeç. Vetëm ty të ka ngecur ora. Këtu është ndryshimi midis meje edhe teje. Ik tani edhe mbytu në atë jetën tënde të mjerë”, thotë Bleona në video.

Deklarata e plotë e Arian Çanit për Bleona Qeretin!

“Bleonën nuk e kam mike fare, unë nuk e duroj dot fare. Çdo gjë që keni parë në emisionet e mia me të ka qenë teatër. Plasi një sherr i madh, e bëja për të gënjyer njerëzit. Ajo mund të jetë në inaugurimin e Trump, se ajo njihet me figura të tilla. E çuditshme është se si ju bën miq dhe çfarë u premton atyre, sepse nuk është më as vajzë e re. Ama nuk është e vështirë për të bërë një foto me Trump, por e bëjnë për t’u mbajtur mend, për të thënë një ditë që kam takuar Trump. E ta mendosh që ka mijëra njerëz që i besojnë këtyre gjërave. Këto gjëra funksionojnë për vendet e vogla si Shqipëria”, tha Arian Çani në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTv.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit