spot_img
spot_img
Thursday, March 12, 2026
spot_img
spot_img

“Nuk dua të më lëndojnë më”, zbulohet letra që la 25-vjeçarja nga Lezha para se t’i jepte fund jetës

“Nuk doja më që ata njerëz që më kanë bërë keq të vazhdonin të më lëndonin”, këto janë fjalët që dyshohet se ka lënë në një letër 25-vjeçarja Xhuana Nikolli, para se t’i jepte fund jetës.

Sipas burimeve, në fund të letrës e reja u kishte kërkuar ndjesë prindërve të saj për vendimin ekstrem. 25-vjeçarja ndërroi jetë një ditë më parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi dyshohet se u vetëhelmua.

Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik, ndërsa familjarët e saj kanë bërë kallëzim në Komisariatin nr. 2 në Tiranë kundër ish-bashkëshortit të viktimës, Eraldo Fizi, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Sipas kallëzimit të familjarëve, 25-vjeçarja ishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga ish-bashkëshorti i saj. Ata pretendojnë se dhuna ndaj saj kishte qenë e vazhdueshme dhe brutale.

Pas ngjarjes, policia ka kryer këqyrjen e trupit të pajetë të të resë. Sipas të dhënave paraprake, ajo dyshohet se i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë. Gjatë ekzaminimit mjeko-ligjor janë konstatuar edhe shenja të rënda dhune në pjesën e kokës, fytyrës dhe në njërin krah.

Të afërmit kanë deklaruar se Eraldo Fizi ishte kthyer nga jashtë vendit më 9 shkurt. Po atë ditë ai kishte takuar ish-bashkëshorten e tij, nga e cila ishte divorcuar vetëm tre muaj pas martesës së tyre, e cila ishte celebruar në qershor të vitit 2025.

Sipas dyshimeve, gjatë këtij takimi ai mund të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj 25-vjeçares. Ndërkohë, policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit