“Ishte konflikt i çastit, nuk doja ta vrisja”. Është kjo dëshmia e parë që Andi Vokri, 28 vjeç, ka dhënë për grupin hetimor, pas vrasjes me mjete të forta të Petrit Ndoun.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Mamurras-Fushë Krujë, pranë mbikalimit të fshatit Bushnesh. Gjithçka nisi si një debat mes drejtuesve të dy mjeteve, që drejtoheshin nga viktima, Petrit Ndou, dhe autori i dyshuar, Vokri.
Autori i krimit është arrestuar nga policia, ndërsa sipas gazetares së Neës24, Xhensila Kodra, sherri ka nisur për shkak të gërvishtjes së automjeteve të autorit dhe viktimës.
Fillimisht mes tyre ka pasur një konflikt verbal me sharje dhe fyerje. Autori më pas ka goditur disa herë me çekiç në kokë dhe trup viktimën, çekiç të cilin e ka pasur në makinë.
“Nuk doja ta vrisja, ishte konflikt i çastit dhe situata më doli nga kontrolli”, ka deklaruar 28-vjeçari.








