“Nuk do të na thyejë” – vajza e Jakup Krasniqit reagon pas dënimit me 25 vjet

Gresë Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila e dënoi babain e saj me 25 vjet burgim.


Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Krasniqi e ka cilësuar vendimin si të padrejtë, duke shprehur zhgënjimin e saj me aktgjykimin.

“Sot, në qytetin e drejtësisë, ndodhi padrejtësia më e madhe e këtij shekulli”, ka shkruar ajo.


Krasniqi ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale, duke pretenduar se vendimi është politik dhe se, sipas saj, ai e dëmton imazhin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo ka përmendur edhe faktin se Jakup Krasniqi ishte zëdhënës i UÇK-së, duke e krahasuar rastin e tij me atë të Ivica Daçiqit, i cili në atë kohë ishte zëdhënës i forcave serbe.

“Në këtë gjykatë të padrejtë, sot u dënua zëdhënësi i UÇK-së, ndërsa homologu i tij i atëhershëm, Ivica Daçiq, vazhdon të jetë i lirë dhe të jetojë krejt mirë në Beograd. Ky është veç një tjetër tregues i qartë për natyrën paragjykuese dhe politike të po kësaj politike”, ka shkruar Krasniqi.


Ajo ka thënë se vendimi e ka lënduar dhe zhgënjyer, por se nuk do ta ndryshojë bindjen e saj për pafajësinë e babait të saj.

“Unë jetoj dhe do të vdes me bindjen time të plotë në pafajësinë dhe çiltërsinë e babait tim, Hashimit, Kadriut dhe Rexhës”, ka shkruar ajo.


“Krenaria mbetet. E vërteta mbetet. Ne do ta vazhdojmë luftën për liri dhe drejtësi!”, shkroi ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit