Noteres në Tiranë i sekuestrohen 13 vilat luksoze, kush është Sanja Telhallari, 35-vjeçarja që hajdutët tentuan t’i vjedhin G-Classin dhe i “thyenë” shtëpinë miliona euro

Miliona euro pasuri të cilat i përkasin noteres 35-vjeçare Sanja Telhllari janë sekuestruar së fundmi. Policia e Shtetit përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se në kuadër të operacionin “Nënshkrimi” është bërë i mundur sekuestrimi i 18 aseteve me vlerë 3 milionë euro, të cilat dyshohet se Telhllari i ka përfituar më burime të dyshuara kriminale gjatë kryerjes së saj si noterë.

Konkretisht i janë sekuestruar 13 pasuri të paluajtshme si dhe pesë llogari bankare. Nga pamjet e postuara nga Policia e Shtetit, banesat e noteres ishin të pozicionuara në zonat më luksoze te kryeqytetit, ku nuk mungonte as pishina.  

Noteres në Tiranë i sekuestrohen 13 vilat luksoze, kush

Banesa e sekuestruar

“Në kuadër të një procedimi penal, të iniciuar në Prokurorinë e Tiranës, me objekt gjurmimin e aseteve kriminale, të dyshuara të përfituara nga shtetasja S. T., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, gjatë kryerjes së detyrës si notere, Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale finalizoi operacionin “Nënshkrimi”.

Në vijim të veprimeve procedurale, të kryera në kuadër të këtij procedimi, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për ekzekutimin e 18 pasurive të 35-vjeçares, me vlerë 3 milionë euro, konkretisht 13 pasuri të paluajtshme dhe 5 llogari bankare”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Por, Sanja Telhallari nuk është një emër i panjohur për autoritetet, por edhe për publikun. E reja ka rënë pre disa herë e hajdutëve. Në gusht të 2023 një person ka tentuar që t’ia grabisë automjetin tip “Mercedes G Class” . Teksa po qëndronte me partnerin e saj në një nga lokalet e kryeqytetit, një person u rrëmbeu çelësat e makinës nga tavolina dhe nxitoi të grabiste makinën që noterja e kishte parkuar aty pranë.

Noteres në Tiranë i sekuestrohen 13 vilat luksoze, kush

Sanja Talellari

Ndërkohë që në korrik të këtij viti, noterja ka qenë sërish në “rrethin e kuq” të hajdutëve. Ata i janë futur në vilën luksoze ku dhe i vodhën 500 mijë euro cash si dhe sende luksoze.

Emri i saj u lakua edhe në ngjarjen e ndodhur në prill të këtij viti, ku babai dhe vëllai i saj u konfliktuan me disa persona në zonën e njohur si Ali Demi.

Sherri në Ali Dem:

Një konflikt i ndodhur më 29 Prill të këtij viti pranë zyrës elektorale të Partisë Socialdemokrate, çoi në arrestimin e babë e bir, Arjan dhe Lorenc Telhallari 24 vjeç, pasi këta të fundit kanosën me armë zjarri persona të tjerë të zonës.

E gjithë ngjarja fillimisht u dyshua për konflikte lidhur me bastet sportive, por referuar detajeve të bëra publike nga dosja hetimore për ngjarjen në fjalë, konflikti ka qenë mes Lorenc Talhellarit dhe një tjetër personi, Elgin Hoxha. Ky i fundit ka qenë i punësuar si shofer i motrës së Lorencit, Sanja Telhallari, me profesion notere. 

Referuar dosjes së publikuar, Elgin Hoxha ka qenë fillimisht në lokalin e basteve “333” duke pirë një kafe. Më pas ai është larguar prej andej për tu ulur disa metra më tutje, pranë zyrave të PSD-së. Hoxhës i bashkuar miku i tij, Mariglen Duka.

Pak momente më vonë, përpara tyre ka ndaluar një automjet i llojit “Land Rover”me targë AB092LV, nga ku kanë zbritur 3 persona, Lorenc Telhallari, Arjan Telhallari dhe një person i tretë. Teksa kanë zbritur nga automjeti, ata kanë filluar të ofendojnë Marigel Dukën dhe Elgin Hoxhën duke ju thënë: …ja ku janë rob q*rat, shkrepe babe…”, thuhet në dosjen hetimore.

Në dëshminë e tij të dhënë përpara autoriteteve, Elgini ka pranuar se njihte dy personat, Lorenc dhe Arjan Telhallarin, ndërsa ky  i fundit në dorë mbante një armë në dukje si mitroloz, me trup të shkurtër dhe karikator të gjatë, ka rrëfyer Elgini në polici. Arma që Arjan Telhallari mbante në dorë ishte automatik e llojit “Scorpions”.

Noteres në Tiranë i sekuestrohen 13 vilat luksoze, kush

Arjan Telhallari diten e ngjarjes

Në momenin që 3 personat janë afruar në drejtim të Hoxhës dhe Dukës, Arjan Telhallari karikoi armën dhe e drejtori drejt tyre. Menjëherë Hoxha dhe shoku i tij Mariglen Duka u larguan me vrap për tu fshehur në rrugicat e lagjes. Ata kanë dëgjuar në një moment zhurmën e thyerjes së xhamave të zyrës së PSD-së, dhe se kanë dalë nga vendi ku ishin fshehur në momentin që gjendja ishte qetësuar.

Në dëshmi Elgini ka treguar se me Lorencin kishin një miqësi prej 6 vitesh dhe se konfliki i vërtetë fillimisht ka nisur mes Lorencit dhe mikut të Hoxhës, Flois Sula. Elgini ka punuar si shofer i Sanja Telhallarit dhe se është shkëputur nga puna pasi ka prishur dhe marrëdhënien me Lorencin.

Sipas tij, arsyeja e prishjes së marrëdhënies me Lorencin, ishte fakti se ky i fundit ishte xheloz se Hoxha kalonte tepër kohë me djem të tjerë.

Në pyetje është marrë gjithashtu dhe Sanja Telhallari, e cila ka treguar se për konfliktin mes vëllait e babait të saj dhe Elginit, është njoftuar nga ky i fundit, i cili ka qenë gjithashtu shoferi i saj dhe se është larguar nga puna përpara dy muajsh.

Elgini, i ka komunikuar Sanjës se kishte ndodhur një konflikt midis Lorencit, vëllait të saj me disa persona të tjerë dhe më pas kishte shkuar babai i saj me një armë zjarri te vendi i ngjarjes.

Sanja tregon se direkt më pas ka telefonuar babain dhe vëllain. Ndër të tjera ajo ka dëshmuar se i vëllai është dhunuar ditën e ngjarjes. Sipas Sanja Telhallarit, i vëllai nuk i njeh personat që është konfliktuar, dhe se ajo nuk ka dijeni për konfliktet e vëllait.

Autoritetet kanë bërë të mundur gjetjen e automjetit të përshkruar në dosjen hetimore nga ku është gjetur dhe sekuestruar një fishek arme zjarri, me kapsollë të goditur në makerim “PAR mm 93”dhe një shkop bejsbolli.

Kujtojmë që Lorenc Telhallari është lënë i lirë nga policia pasi ndaj tij nuk rëndon asnjë vepër penale, ndërsa babai, Arjan Telhallari, është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për veprat penale “Kanosje me armë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”. Arjan Telhallari është lënë në “arrest shtëpie” referuar moshës së tij 67 vjeç, si dhe vetëdorëzimit në polici.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit