Në ditën e fundit të Konferencës së Sigurisë në Mynih, kryeministri Albin Kurti zhvilloi një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide.
Gjatë bisedës u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi ekonomik dhe projektet kapitale të Kosovës.
Norvegjia rikonfirmoi mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe për forcimin e bashkëpunimit në sektorë si energjia, teknologjia dhe infrastruktura.










