Boksi është si gjithmonë i paparashikueshëm.
Një goditje e vetme e fuqishme mund të të hedhë në nokaut në një çast.
A është ky një nga nokautet më brutalë të vitit?
Ai e vuri në gjumë rivalin e tij me një goditje spektakolare.
Një nga nokautet e realizua nga boksieri kazak Armat Armanuli.
Një goditje e sipërme dhe e frikshme ishte e mjaftueshme për ta rrëzuar në tapet boksierin turk Kenan Guzel, duke siguruar kështu fitoren në Bangkok.
Ky nokaut vazhdon të diskutohet ende, sidomos për mënyrën se si boksieri turk bie me fytyrë dhe duke mbetur i shtrirë pa reagim për disa çaste.









