spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Njohja e Kosovës nga Sudani – vjen reagimi i parë nga Qeveria

Kosovës ka shënuar edhe një hap përpara në forcimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar, me njohjen zyrtare nga Sudani – shteti i dytë afrikan që e njeh Kosovën brenda një kohe të shkurtër, pas Kenisë.

Pas këtij zhvillimi, ka ardhur edhe reagimi i parë zyrtar nga Qeveria e Kosovës.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka mirëpritur vendimin e Sudanit për ta njohur pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar si një moment të rëndësishëm për diplomacinë e vendit.

“Kjo njohje vjen vetëm pak javë pas lajmit të mirë nga Kenia, duke forcuar më tej praninë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës në Afrikë dhe përtej saj. Jemi thellësisht mirënjohës Sudanit për këtë vendim, Presidentes Osmani për punën e saj, si dhe të gjithë aleatëve tanë që kontribuan në këtë sukses të përbashkët diplomatik”, shkroi Gërvalla në ‘Facebook”.

“Presim me padurim ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme diplomatike dhe bashkëpunimin konkret me Sudanin në fusha me interes të ndërsjellë.”, tha mes të tjerash.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit